75 Mall Live Search
19:50 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / LB

Qyteti Mariupoli i Ukrainës nën sulm masiv nga forcat ruse

Qyteti port i Ukrainës, Mariupol, është nën zjarr të fortë me raportime për qindra shpërthime, ka thënë një burim diplomatik për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mariupol është një nga portet më të mëdha të Ukrainës në Detin Azov dhe ndodhet pranë vijës së frontit të mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut – të cilin Vladimir Putin e ka njohur si një shtet të pavarur.

Marrja e Mariupolit do ta ndihmonte Rusinë të siguronte një rrugë të drejtpërdrejtë tokësore për në Krime, gadishullin ukrainas të aneksuar nga Rusia në 2014.