22:48 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Qyteti më i fotografuar në botë, pamje fantastike nga New York-u

New York-u është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara. Ka një popullsi të llogaritur prej 8,622,698 banorë, të shpërndarë mbi një sipërfaqe prej rreth 784 kilometra katrorë.

Si një qytet i fuqisë globale, New York përshkruhet si vend i kulturës dhe kryeqytet mediatik i botës, ndërsa poashtu ushtron një ndikim të rëndësishëm në tregti, argëtim, hulumtim, teknologji, arsim, politikë, turizëm, art, modë dhe sport.

New York përbëhet nga pesë bashki, secila prej të cilave është një qark i veçantë i shtetit të New York-ut. Të pesë qarqet – Brooklyn, Queens, Manhattan, Bronx dhe Staten Island – u konsoliduan në një qytet të vetëm në vitin 1898.

Nëse qyteti më i madh i New York-ut do të ishte një shtet sovran, do të kishte GDP-në e 12-të më të lartë në botë. Disa burime e kanë renditur New York-un qyteti më i fotografuar në botë. /IndeksOnline/