11:14 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / AR

Qyteti më i madh i Australisë rihapet pas katër muajsh mbyllje, por vetëm për të vaksinuarit

Sindei i ka dhënë fund bllokimit për të gjithë të vaksinuarit.

Kafenetë, palestrat dhe restorantet mirëpriten klientët e vaksinuar mëngjesin e sotëm pas katër muajsh mbyllje, transmeton Indeksonline.

Disa bare në Sidnei (qyteti më i madh i Australisë), grumbulluan miq e familjar që festuan për këtë ‘liri’.

“Unë e shoh atë si një ditë lirie, është një ditë lirie” u tha gazetarëve kryeministri i shtetit të New South Wales, Dominic Perrottet.

“Ne po e çojmë kombin nga kjo pandemi, por kjo do të jetë një sfidë”, përfundoi ai./Indeksonline/

Imazhi: Rregullat e bllokimit të COVID-19 janë lehtësuar në Sidnei