Qyteti me më së shumti të mitur që kanë akuza për vepra penale
Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë ditës së sotme ka publikuar “Statistikat e Jurispudencës për Persona të Mitur” për vitin 2018-të.
Sipas rezultateve, del që në vitin 2018-të 1179 persona të mitur janë akuzuar nga Gjykatat Themelore të Kosovës, shkruan Indeksonline.
Qyteti që kishte më së shumti persona të mitur me akuza për vepra penale ishte Prishtina. Gjykata Themelore e Prishtinës gjatë vitit të kaluar ka akuzuar 389 persona të mitur. Nga këta 713 janë dënuar.
Po ashtu numri më i madh i të dënuarve poashtu ishte në Prishtinë, me gjithsej 250 persona.
Krahasuar me vitin 2017-të, numri i të miturve të akuzuar për vepra penale është rritur 27-të.
Në vitin 2017-të, të akuzuar ishte 1152 të mitur dhe 766 të arrestuar. Po ashtu edhe para dy viteve numri më i madh i të akuzuarve dhe të dënuarve ishte Prishtina./Indeksonline/
