21:30 / E Mërkurë, 29 Qershor 2022 / AR

R. Kelly dënohet me 30 vite burgim

R.Kelly është dënuar me 30 vite burgim për krime seksuale dhe trafikim të qenieve njerëzore.

Këtë njoftim e dha gjyqtarja Ann M.Donnelly, pasi dëgjoi disa të mbijetuar të cilët dëshmuan se si shfrytëzimi i Kellyt jehoi gjatë gjithë jetës së tyre, transmeton Indeksonline.

Kelly ishte në dijeni se mund të dënohet me 10 vite burgim, ndërsa siç ishte raportuar më herët në mediat e huaja, prokurorët federalë kishin rekomanduar jo më pak se 25 vjet burg.

Gjyqi i Kelly-t ka zgjatur më shumë se një muaj./Indeksonline/