17:10 / E Enjte, 21 Mars 2019 / indeksADMonline

Ra në kovë me ujë të valuar, djali 11 muajsh pëson djegie në 80% të trupit

Një fëmijë 11 muajsh ka pësuar djegje thuajse në 80% të trupit të tij, pasi që ka rënë në një kovë me ujë të vluar.

Nga ana e tyre, doktorët po luftojnë që të shpëtojnë jetën e vogëlushit Daniil Chenenko nga Ukraina. Imazhet prekëse tregojnë fëmijën e fashuar.

Incidenti mendohet të ketë ndodhur kur Daniil do të bënte dush. Nëna e tij, Tetyana Chernenko kishte marrë një kovë me ujë të valuar dhe e kishte lënë në dysheme, pranë një tavoline.

Ajo planifikoi të bashkonte pak ujë të ngrohtë me të ftohtë për të birin. Në atë moment, Daniil po luante pranë tavolinës dhe ra në kovë kur e ëma nuk e kishte mendjen.