75 Mall Live Search
21:45 / E Enjte, 03 Gusht 2023 / MSH

Ra nga banesa, ndërron jetë 18 vjeçarja në Prishtinë

Një 18 vjeçare ka ndërruar jetë sonte në Prishtinë, si pasojë e rënies nga banesa.

Burime të Indeksonline pohojnë se viktima kishte rënë aksidentalisht nga kati i shtatë ose i tetë i banesës në Bregun e Diellit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci deklaroi për Indeksonline se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30, teksa vdekjen e viktimës në vend të ngjarjes e kanë konstatuar mjekët.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica”  në Prishtinë,  një person ka rënë nga lartësia e një objekti.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.

Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” deklaroi Borovci./Indeksonline/