75 Mall Live Search
08:51 / E Hënë, 02 Qershor 2025 / Z S

Ra nga çatia e kishës, më 19 maj, humb jetën prifti korçar

Mitropolia e Shenjtë e Korçës njoftoi këtë të hënë në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale se prifti Kristaq Viso ka humbur jetën.

Kujtojmë se prifti pësoi një incident më 19 maj të këtij viti, ndërsa po kryente punime në çatinë e kishës dhe ra aksidentalisht.

Më pas, ai u transportua në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Duket se Ikonom Stavrofor Atë Kristaq Viso nuk i ka mbijetuar dëmtimeve të marra gjatë incidentit të 19 majit në kishë, duke humbur jetën të hënën, më 2 qershor./Indeksonline/