75 Mall Live Search
12:18 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / FR

Ra nga kati i 7-të i një banese, sot i jepet lamtumira e fundit 26-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën rreth orës 15:53 në lagjen Lakrishtë të Prishtinës.

Një vajzë 26-vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një banese.

Bëhet fjalë për Xheneta Ejupi nga fshati Sekiraçë të Podujevës.

Policia ka njoftuar se, një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit, nën veprën “shtytje në vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje”.

“SHTYTJE NE VETËVRASJE DHE NDIHMË NË VETËVRASJE

Prishtinë 11.04.2025 – 15:53. Raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga kati i shtatë i ndërtesës. Një person mashkull  kosovar është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e policisë.

Familjarët e viktimës kanë bërë të ditur se e ndjera do të varroset sot në varrezat e fshatit Sekiraçë, në orën 18:00./IndeksOnline/