Ra nga skelet, vdes një punëtor 34 vjeçar në Prizren
Një 34 vjeçar nga Malisheva ka mbetur i vdekur pas rënies nga skelet në një vend ndërtimi në Prizren, përkatësisht në lagjen “Bajram Curri”.
Policia e Kosovës njoftoi se 34 vjeçari u dërgua në Emergjencë në Prizren.
Por, në gjendje të rënduar, rreth 16:30, ai u konstatua të ketë ndërruar jetë.
“Viktima, F.A., mashkull 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës, fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, por më vonë, rreth orës 16:30, është njoftuar se ai ka vdekur në QKUK – Prishtinë”, njoftoi PK.
Në lidhje me rastin, i dyshuari N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, si i dyshuar për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”./Indeksonline/

