Ra pa ndjenja në fushë, mësohet gjendja e futbollistes së Atletico Madridit
Futbollistja e skuadrës së Atletico Madrid, Andrea Medina ra pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Juventusit.
Ishin minutat e fundit të ndeshjes, ku Medina ra pa ndjenja në fushë, shkruan Indeksonline
Ajo u dërgua shpejt në spitalin më të afërt në Madrid.
Gjendja e saj tani është stabile dhe po u nënshtrohet disa testeve të tjera.
Kujtojmë se mbrëmë Juventusi fitoi 1:2 në Madrid në ndeshjen e rëndësishme të UEFA Champions League./Indeksonline/

