Rabiot do të ripërballet përsëri me Rowe, skenari i pabesueshëm

Sagës së Adrien Rabiot me Marsejën më në fund po i vjen fundi: mesfushori francez do të largohet nga skuadra fanceze për t’u bashkuar me Milanin, duke i dhënë fund një aventure të trazuar. E gjitha filloi pas një grindjeje të dhunshme në dhomën e zhveshjes së Marsejës me Jonathan Rowe gjatë humbjes kundër Rennes, më 15 gusht.
Që atëherë, thashethemet janë shtuar, por marrëveshja me klubin lombard është arritur për një transferim me vlerë rreth 10 milionë euro, përfshirë bonuset. Rabiot do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore gjatë seancës stërvitore të kombëtares franceze, ku ai mbetet anëtar i skuadrës së Didier Deschamps për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Islandës.
Rabiot do të ripërballet me Rowe, më 14 shtator
Skenari bëhet edhe më i pabesueshëm kur shikon kalendarin: Rabiot mund të debutojë me Milanin që, më 14 shtator, kundër… Bolonjës, klubit ku luan tani Jonathan Rowe. Ripërballja midis dy ish-shokëve të ekipit, me të kaluarën e tyre të afërt dhe shpërthyese në OM, premton të ndiqet nga afër.
Në Milano, Rabiot do të kthehet në një ligë që e njeh mirë, pasi ka luajtur 212 ndeshje për Juventusin. Ai do t’u bashkohet bashkëkombësve të tij Mike Maignan, Youssouf Fofana dhe Christopher Nkunku, ndërsa do të ribashkohet edhe me Massimiliano Allegrin, ish-trajnerin e tij të Torinos. Ky veprim i lejon gjithashtu atij të shmangë disa muaj pritjeje në Marsejë, duke ruajtur vendin e tij në ekipin kombëtar francez për Kupën e Botës 2026.