Rabiot refuzon ofertën e skuadrës së Premierligës
Sipas L’Equipe , mesfushori francez Adrien Rabiot ka hedhur poshtë mundësinë për t’u bashkuar me Tottenhamin këtë janar.
Gjatë fundjavës, “Paris United” zbuloi se Tottenham i ka ofruar Rabiotit 5 milionë euro plus bonuset që mund të përfitoj një pagë vjetore prej 7.5 milionë eurosh.
Rabiot,23-vjeçar do të bëhet agjent i lirë pasi marrëveshja e tij aktuale në PSG skadon në fund të sezonit.
Liverpooli ka shprehur interesim për të dhe mund të përfitoj nga kjo situatë për ta marrë atë me parametra zero. /IndeksOnline/