75 Mall Live Search
10:43 / E Diele, 14 Shtator 2025 / L A

Rabiot shpjegon pse shpreson të ndryshojë numrin e fanellës te Milani sezonin e ardhshëm

Adrien Rabiot pranon se numri 12 nuk ka ndonjë kuptim të veçantë për të, por ndoshta tregon numrin e golave që duhet të shënojë këtë sezon: “Nëse arrij aq, ndoshta vitin tjetër do të marr 15 ose 16.”

Rabiot iu bashkua Milanit me transferim të përhershëm nga Marseille në ditën e fundit të merkatos.

Mesfushori i Francës u prezantua zyrtarisht në një konferencë për shtyp të premten, por sot dha intervistën e tij të parë për Milan TV.

“Jam shumë i lumtur që jam lojtar i Milanit, një klub kaq historik dhe prestigjioz. Jam mirënjohës për këtë mundësi, i gëzuar që jam kthyer në Itali. Kam jetuar këtu për pesë vjet dhe jam ndier shumë mirë,” tha Rabiot për Milan News.

“Nuk shoh dot momentin të vesh këtë fanellë dhe të jap maksimumin. Shpresoj të fitoj trofe. Do të ishte e mrekullueshme”, shtoi francezi.