75 Mall Live Search
19:56 / E Hënë, 29 Gusht 2022 / LB

Raci: Opozita e përgjumur, situata e sigurisë e ndjeshme e ata nëpër deti

Analisti Gazmir Raci ka thënë se opozita ka qenë tepër pasive këtë verë të tensionuar sa i përket situatës midis Kosovës dhe Serbisë.

“Opozita është e përgjumur. Po të kishim opozitë të fortë, do të kishim debat”, ka thënë Raci në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Deputetët në kuvend janë në pushim veror që një muaj. Situata e sigurisë javën e kaluar ka qenë e ndjeshme, paramendoni, sekretari i NATO-s i ka ndërprerë pushimet e tij”.

“Pse i ndërpreu sekretari i NATO-s pushimet? Ka shkuar në Bruksel për të takuar liderët e Kosovës dhe të Serbisë?

“Ku i ki deputetët e Kuvendit të Kosovës? Nëpër deti.

Raci insistoi se situata e sigurisë në Kosovë ka qenë e ndjeshme pas veprimeve të Serbisë, ku avionët fluturonin afër territorit të Kosovës.