Raci për Edi Ramën: Nëse nuk mund t’i ofrojë mbështetje Kosovës, të paktën mos të prononcohet fare

Analisti politik Gazmir Raci, ka thënë se nëse Rama nuk mund t’i ofrojë mbështetje Kosovës, të paktën mund të mos prononcohet fare.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka pyetur se pse Rusia, Dodak, nuk dalin të vetëm kundër Vuçiqit dhe Serbisë.
Postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
Nuk jam ithtar i etiketimit te politikaneve me epitete. Kjo eshte e qarte. Nese Rama nuk do t’i ofroje mbeshtetje Kosoves, te pakten mund te mos prononcohet fare.
Pse Rusia, Millorad Dodak etj asnjehere te vetme nuk dalin kunder Vucicit dhe Serbise???