75 Mall Live Search
16:12 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Racizëm nga tifozët e Vushtrrisë, fyhet Jakcson Ferreira

Mbrojtësi i Gjilanit, Jackson Ferreira ka qenë pre e fyerjeve raciste nga tifozët e Vushtrrisë.

Në pjesën e dytë, Policia e Kosovës kërkoi që të zbrazej tribuna perëndimore në stadiumin ‘Ferki Aliu’, pasi gjyqtari Burim Jahmurataj u godit me shkrepëz nga publiku, shkruan Indeksonline.

Tifozët më pas dolën ne pjesën lindore.

Disa prej tyre në fund të takimit e fyen Ferreiran duke brohoritur “hu-hu-hu-hu”.

Këto ditë, bota e futbollit është duke e luftuar racizmin dhe dënimet janë jashtëzakonisht të mëdha për ata që janë autorët.

Rasti i fundit ishte ndeshja Verona – Brescia, kur Mario Balotelli ishte shënjestër e ofendimeve.

Por Verona në këtë rast e dënoi kryetifozin e tyre me 11 vjet mosprezencë në stadium.

/Indeksonline/