Radcliffe i shkruan vogëlushit që do të luajë “Harry Potter-in”
Daniel Radcliffe, aktori i famshëm anglez, thotë se i ka shkruar letër vogëlushit që do të luajë rolin e “Harry Potter-it”, në serinë më të re të HBO Max, Dominic McLaughlin.
Daniel i shkruajti Dominic-ut për t’i uruar fat në sheshin e xhirimeve, shkruan IndeksOnline.
Përveç kësaj, Radcliffe pati edhe një porosi për Dominic-un 11-vjeçar. Ai e inkurajoi atë të shijojë këtë eksperiencë dhe të kalojnë sa më mirë munden.
“Doja vetëm t’i shkruaja për t’i thënë: ‘Shpresoj ta kalosh sa më mirë, edhe më mirë se unë – kalova shumë mirë, por shpresoj që ti ta kalosh edhe më mirë… Porsa shoh këto fotografi të tij dhe të fëmijëve të tjerë, dua t’i përqafoj. Duken kaq të rinj. Thjesht i shikoj dhe them: ‘Oh, sa çmenduri! E bëja këtë gjë në moshë të tyre’. Por është gjithashtu tepër e ëmbël dhe shpresoj që po kalojnë shumë mirë”, u shpreh Radcliffe.
Ylli i filmave për fëmijë po ashtu pohoi se u ndje nostalgjik qysh në momentin kur e mori vesh se historia e Harry-t do të vazhdojë të prodhohet në produksion.
Ai ishte personazh kryesor i librave të autores J.K. Rowling, teksa Radcliffe luajti Harry-n në 8 filma, siç ishin librat me radhë.
Ndër vite, seria arkëtoi miliona euro në buxhetin e saj, për shkak të prodhimit të jashtëzakonshëm të bërë nga “Warner Bros”./IndeksOnline/

