75 Mall Live Search
11:59 / E Martë, 17 Gusht 2021 / LB

Radhë të gjata dhe tollovi për vaksinim në Prizren

Një numër i madh i qytetarëve sot po presin në Prizren për t’u vaksinuar, transmeton “Indeksonline”.

Pavarësisht se vaksinimi bëhet vetëm më termin, kjo nuk po i ndal tollovitë e krijuara në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka publikuar një foto ku shihet një numër i madh i qytetarëve që po presin për vaksinim.

Postimi i plotë i Berishës.

Mos ju besoni thirrjeve të mashtruesve dhe hipokritëve, por edhe nese ju besoni, si që ju besova unë, kur përballeni me situata si në këtë foto, mos e shani shtetin që është bër me shumë sakrifica, po shane pushtetin edhe atë mos ja ndalni nga mëngjesi deri në mbrëmje!!!

Si qytetar i përgjegjshëm, ju përgjigja thirrjeve pêr vaksinim dhe aplikova përmes platformës “eKosova” ku mora ketë mesazh “I/E nderuar,

Ju sapo keni ndarë terminin për vaksinim kundër COVID 19 me datë 17/08/2021 në ora 9:00, në qendrën e vaksinimit QVC Salla sportive “Sezair Surroi” Prizren – Prizren .”

Mirpo për fatë të keq në ora 9:00, gjeta disa qindra qytetar të mllefosur e në temperatura jo normale duke pritur nëpër kolona të gjata, e shumē duke u këthyer pa u vaksinuar nga kishin ardhë,  të cilët nga nervoza nuk dinin me dalluar shtetin nga pushteti kur u shanin, me disa u deshtë me u ndal e me ja u spjegu që shteti dhe pushteti nuk janë njejtë, pushtetin nga mengjesi …. deri mremje shane, po jo edhe shtetin se shteti nuk ka faj që hajdutët dhe infantilët e qeverisin Prizrenin dhe Kosovēn!

Zafa