12:43 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Radhë të gjata e tollovi, pritja e qytetarëve para objektit të Komunës së Prishtinës

Ka më shumë se pesë muaj prej kur qytetarët e vendit tonë po ballafaqohen me pandeminë COVID-19, derisa ditëve të fundit numri i rasteve pozitive ka shënuar rritje, çka ka bërë edhe Qeverinë e Republikës së Kosovës të marrin disa vendime.

Një nga thirrjet, po edhe masat kryesore që janë të vëna, është edhe bartja e maskave dhe mbajtja e distancës sociale. Por, kjo s’po respektohet madje as në institucione, transmeton Indeksonline.

Disa imazhe që po qarkullojnë sot në rrjete sociale, janë tejet shqetësuese. Të njëjtat pamje vijnë nga objekti i vjetër i Komunë së Prishtinës, ku shihen dhjetëra qytetarë duke pritur për të kryer shërbime.

Ndërsa, siç edhe po shihni, radhët janë të gjata, e është krijuar edhe tollovi brenda objektit, derisa askund s’ka distancë sociale./Indeksonline