10:20 / E Premte, 01 Mars 2024 / S Z

Radhë të gjata në Kirurgjinë e spitalit të Pejës, mjekët s’gjenden në vende pune

Megjithëse orari i punës fillon në orën 7:00 të mëngjesit, në Spitalin e Pejës pacientët detyrohen të presin me orë në korridoret e spitalit, pasi që mjekët nuk janë në vendin e punës.

 E radha a pacientëve në Kirurgji është e gjatë dhe se dera e Kirurgjisë është e mbyllur.

Në një video të cilën e ka bërë një pacient teksa priste së bashku me shumë pacientë të tjerë,  e të cilën e posedon “Indeksonline”, shihen pacientët teksa presin dhe mjekët të cilët nuk gjenden në  vendin e punës.

Në deren e Kirurgjisë ishte njoftimi për pauzë prej orës 10 deri në 11, por se dera ende nuk ishte hapur për punë dhe pse ora tashmë ishte 9.15 minuta.

Në shenjë revolte me këtë gjendje, pacienti e ka filmuar të gjithë situatën në Kirurgji, për të treguar për mos punën që bëhët në këtë repart.