Radhë të gjata në komunën e Prishtinës, qytetari për një shërbim duhet të qëndroj tërë ditën aty

Para ndërtesës së komunës së vjetër në Prishtinë qytetarët po përballen me pritje të gjata për të marrë një shërbim, shkruan IndeksOnline.
Kjo si pasojë e stafit të përgjysmuar për shkak të Covid19.
Një qytetar është shprehur i mllefosur me këtë duke thënë se për të marrë një shërbim duhet të qëndroj tërë ditën në komunë.

Sipas tij, në mëngjes duhet të shkoj të paiset me numër pastaj në mesditë të shkoj të marrë shërbimin,

Madje, në derë të komunës shpeshherë lajmërojnë se nuk kanë të drejtë të japin më shumë numra./IndeksOnline/
