75 Mall Live Search
10:01 / E Mërkurë, 30 Dhjetor 2020 / OSH

Radhë të gjata në sheshin “Zahir Pajaziti” për t’u testuar për Covid19

Në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet edhe të mërkurën ka vazhduar testimi i qytetarëve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Në bazë të disa fotografive, numri i të interesuarve për të kryer testin PCR është goxha i madh, shkruan IndeksOnline.

Persona të shumtë janë parë duke pritur në radhë për të ditur se a janë të infektuar me Covid-19.

Testimi do të zgjasë edhe sot deri në orën 13:00./IndeksOnline/