Radhë të gjata të kosovarëve nëpër barnatore

Tashmë janë konfirmuar dy raste të koroanvirusit në Kosovë, një vajzë 22 vjeçare nga Italia ndërsa tjetri 77 vjeçar nga Kosova.
Qytetarë të shumtë kanë filluar që të ndërmarrin masat parandaluese kundër COVID-19, shkruan Indeksonline.

Në mbrëmjen e sotme janë parë radhë të gjata të qytetarëve në barnatoret në Prishtinë.
Kryeministri Kurti në konferencën e jashtëzakonshme për media, ka ftuar qytetarët që të mos bëjnë panik dhe të mos i drejtohen klinikave emergjente nëse i kanë simptomat e virusit por të thërrasin në numrat që janë në dispozicion./Indeksonline/
