75 Mall Live Search
14:47 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / A. M.

Radikali serb izolohet në shtëpi, dyshon se është prekur nga Covidi-19

Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, është tërhequr nga publiku që kur mësoi se radikalët nuk do të hyjnë në Kuvend. 

Përpos jetës publike, ai edhe fizikisht është ngujuar në  shtëpinë e tij në Batajnicë.

Halucinacionet e Sheshelit: Në Kosovë lindin njerëz me dy koka - GazetaBlic

Mediat beogradase raportojnë se ai kishte një kontakt të rrezikshëm dhe qëndroi në shtëpi me këshillë të mjekut, transmeton Indeksonline

Jam në izolim. Nuk ndihem keq, por të shtunën isha në kontakt me dikë që ishte infektuar me Covid. Ata më thanë të prisja tri ditë dhe planifikuan një test.

Kujtojmë se Shesheli luftoi me kancerin e zorrës së trashë dhe metastazat e mëlçisë që u zbuluan në Hagë disa vjet më parë.