22:21 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Radio amerikane ndal këngët e Drake derisa skuadra e tyre t’i kryej ndeshjet

Këngëtari i famshëm, Drake ka qenë sinonim i të keqes për shumë skuadra të mëdha.

Nëse një futbollist është fotografuar me të, skuadra e tij ka humbur gjithnjë, shkruan Indeksonline.

E para që mori masa për të ishte Roma që ua ndaloi futbollistëve të fotografohen me të.

Tash vendim ka marrë edhe skuadra e NBA, Milwaukee Bucks, ose më saktë radiostacioni i tyre.

Radio Stacioni i Milwaukee, Kiss F.M nuk do te lëshoj asnjë këngë të reperit kanadez Drake deri në përfundim te serive mes Milwaukke Bucks dhe Toronto Raptors. Drake është fans i madh i Torontos.

Milaëauke dhe Toronto janë finaliste ne Konferencën e Lindjes. /IndeksOnline/