19:45 / E Mërkurë, 01 Shkurt 2023 / AR

“Radio Televizioni i Kurtit”, protestuesi hyn në studio të RTK-së me pankartë në duar

Është protestuar direkt në lajmet e mbrëmjes në Radio Televizionin e Kosovës.

Një person ka hyrë brenda në studio, ku ka shpalosur pankartën “Radio Televizioni i Kurtit”.

Kjo pasi në konkursin e fundit për drejtor të RTK-së i pari me pikë ka dalë aktivisti i partisë në pushtet (VV), Rilind Gërvalla./Indeksonline/