75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 29 Shtator 2023 / mp

Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator, e merr përgjegjësinë

Terroristi Milan Radoiçiq ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit terrorist me 24 shtator në Banjskë. Këtë e ka bërë të ditur  avokati i tij  Goran Petronijeviç në një konferencë për media.

“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i srebëve, popullit të asaj zone, për ti rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë atje, që çdo ditë i ekspozohen atij terrori”, tha Petronijeviç.

Petronijeviç që fliste në emër të klientit të tijë , vrasja e rreshterit të Ploicisë së Kosovës Afrim bunjaku ka qenë aksidentë .

“Gjatë përleshjes mes Policisë së Kosovës ëshët vrarë nga gjujta e eksplozivit dhe jo me plumb. Arsyeja e kthmimit tonë ishte inkurajimi i serbëve , popullit të asaj zone, për ti rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit”, tha Petronijeviç.

Ai madje i pyetur nga gazetarët se si ka mundësi një person ta marr përgjegjësin dhe të luftoi në një vend tjetër.

Petronijeviç tha se në asnjë mënyrë grupi “Terrorist” i udhëhequr nga vet Radionçiq nuk ka kryer asnjë veprim ilegal. Ilegal thotë avokati i tij kanë qenë forcat e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

“Kosova është pjesë e Serbisë kjo edhe sipas rezolutës 1244, ilegalisht kanë qenë Njësia Speciale e Kosovës. Nëse dikush është ilegal ata kanë qenë Policia e Kosovës dhe jo ne”, tha Petronijeviç.

Sipas tij klienti i tij nuk ka nevojë të merret në pyetje për atë çfarë ka ndodhur me 24 shtator. /Indeksonline/