09:55 / E Premte, 13 Mars 2020 / indeksADMonline

Radiotaxi “Roberti” merr masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, dezinfekton të gjitha veturat

Radiotaxi “Roberti”, në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit ka marrë masat e duhura.

Firma ka nisur dezinfektimin e të gjitha veturave në mënyrë të rregullt.

“Në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe ne si kompani e transportit publik morëm masat e duhura duke dezinfektuar të gjitha veturat në mënyrë të rregullt. Pa panik, vetëm kujdes për parandalim!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se koronavirusi është shpallur si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetit.