Radojçiç pyetet për vrasjen e Ivanoviqit, ja çfarë i tha policisë serbe
Nënrkyetari i Partisë Radikale Serbe Milan Radoiçiç, është marrë në pyetje nga policia serbe për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç.
Sipas ‘TV 02’ prokuroria serbe urdhëroi që të marrë në pyetje Radojçiçin pas deklaratës së prokurorisë së Kosovës se dyshon për përfshirjen e tij në këtë krim, transmeton Indeksonline.
Ndërkohë sipas disa informatave jozyrtare Radojçiçi ka mohuar kategorikisht lidhjen e tij me vrasjen e Ivanoviç.
“Ku jam unë?” bën pyetjen Radoiçiq, duke u vetpërgjigjur: “Jam duke pritur dhe duke shikuar “, duke deklaruar tutje “nuk e kam pasur mik Oliver Ivanoviqin, por as nuk e kam vrarë”.
Ndryshe, vlen të kujtojmë faktin se ditë më parë Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona, sit të dyshuar për vrasjen e liderit të Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviq gjatë janarit të këtij viti./Indeksonline/