75 Mall Live Search
11:40 / E Martë, 28 Maj 2019 / indeksADMonline

Radojevic pas aksionit të Policisë: Në Zubin Potok është rreziku më i madh

Gjatë ditës së sotme Njësitë Speciale të Kosovës kanë filluar një aksion në veri të Mitrovicës nga ku kanë arrestuar zyrtarë doganierë, policë e dhjetëra qytetarë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në korrupsion e krim të organizua.

Anëtari i Partisë Radikale Serbe, Milan Radojevic tha për RTS se gjendja më e rrezikshme është në Zubin Potok – pasi momentet e përplasjet sporadike midis banorëve lokalë dhe policisë së Kosovës kanë filluar që nga mëngjesi.

Ndërkohë, ky aksion i policisë ka nisur nga dje dhe nuk ka përfshirë vetëm komunat e veriut të Kosovës por edhe Skenderajn dhe Drenicën.