Radomiroviq thotë se “paratë’ ishin shkaku i shkarkimit të tij, mohon akuzat e Rashiqit

Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq, ka akuzuar ministrin Nenad Rashiq se po tenton të mbulojë mospunën e tij, me shkarkimin e tij.
Ai mohoi të gjitha akuzat për bashkëpunim me agjencitë sekrete serbe, duke i cilësuar ato si të pavërteta.
“Fillimisht, Rashi tenton ta mbulojë mospunën e tij. Unë personalisht i njoh shumicën e banorëve të Kosovës, dhe ata shpesh nuk i dinë të drejtat që iu takojnë. Sa i përket bashkëpunimit tim me agjencitë sekrete serbe, kjo është sigurisht e pavërtetë dhe nuk qëndron. Këto akuza nuk qëndrojnë’’ ka thwnw ai nw RTV Dukagjini.
Problemi kryesor ka qenë me paratë. Nuk kam hyrë në këtë post për të marrë pjesë në integrimin e serbëve të Kosovës, dhe kjo ishte lidhur me ndihmën, ka shtuar mw tutje ai./Indeksonline/