Radoniqi: Po shpresojmë që brenda javës do të kemi rezultatet preliminare
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në konferencë për media tha se rezultatet preliminare do të shpallen posa të numërohen votat e diasporës, votat e personave me nevoja të veçante dhe ato me kusht.
Radoniqi tha se shpresojnë që brenda javës së dytë do t’i kenë rezultatet preliminare.
“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi ëq të numërohen votat e diasporës, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht. Lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare do të njoftoheni me kohë”, tha Radoniqi.
KQZ ndër tjerash ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar që ka mbështetur KQZ-në në zhvillimin e një softueri të ri për prezantimin e rezultateve preliminare nga vendvotimet, por edhe në procesin që do të zhvillohet në qendrat komunale të numërimit dhe qendrën e numërimit të rezultateve”./Indeksonline/

