Raf Simons u largua nga Calvin Klein
Koha e Raf Simons në Calvin Klein ka mbaruar, u njoftua natën e kaluar ikona belge do të lë pozitën e tij si oficer kryesor krijues i etiketës.
Në një artikull të botuar nga The Business of Fashion, është raportuar se Simons do të dalë nga kompania, tetë muaj para se kontrata e tij të përfundojë dhe se nuk do të ketë më një shfaqje ‘runway’ ne shkurt.
”Të dyja palët kanë vendosur në mënyrë miqësore të ndahen pasi Calvin Klein Inc. vendosi për një vizion të ri që ndryshon nga vizioni krijues i Simons”, tha kompania në një deklaratë, përcjellë Radio Urban FM.
Akoma, asgjë nuk është liruar nga përfaqësuesit e Simons.

Mirëpo roli i tij në kompani mbetet i pakotestueshëm, pasi që është një nga kreatorët më të guximshëm të kohëve tona.