75 Mall Live Search
09:00 / E Premte, 17 Tetor 2025 / G T

Rafa Benitez arrin marrëveshje me klubin grek dhe bëhet trajneri më i paguar

Trajneri i njohur, Rafa Benitez pritet të rikthehet në stol pas një pushimi një vjeçar pas largimit nga Celta Vigo.

Raportohet se ish-trajneri i Liverpoolit ka arritur marrëveshje me klubin nga Greqia, Panathinaikos, shkruan Indeksonline

Benitez pritet të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me një vlerë deri në 3.6 milionë euro në vit, që do ta bëjë atë trajnerin më të paguar në histori të futbollit grek.

Aktualisht skuadra e njohur greke si trajner e ka Christos Kontis, por ky i fundit do të shkarkohet.

Te skuadra greke luajnë dy shqiptarë, Adriano Bregou dhe Elton Fikaj./Indeksonline/