75 Mall Live Search
22:54 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Rafa Benitez lumturon miliona tifozë të Liverpoolit në botë

Manchester City ka bërë një hap prapa në garën për titull duke e lejuar Liverpoolin që në rast fitoreje të largohet në shtatë pikë.

Skuadra e Pep Guardiolës është mposhtur nga Newcastle me rezultat 2-1, shkruan Indeksonline.

City kaloi në epërsi që në minutën e parë me anë të Agueros dhe u duk si një fillim i mbarë për ta.

Rondon barazoi rezultatin në minutën e 66-të të ndeshjes.

Golin e fitores për Newcastle e shënoi Ritchie në minutën e 80-të të ndeshjes.

Pas kësaj humbje Manchester City është në pozitën e dytë me 56-të pikë, katër më pak se Liverpooli që nesër luan kundër Leicesterit dhe pesë më shumë se Tottenham. /IndeksOnline/