75 Mall Live Search
09:37 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / B O

Rafa Nadal pritet të humbas “US Open”, shkaku i gruas!

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fillimi i US Open në New York. Rafael Nadal është favoriti absolut për të fituar këtë garë të madhe. Por, tenisti spanjoll mund ta humbas turneun prestixhioz.

Arsyeja për këtë është gruaja shtatzënë e Nadal, Xisca Perello. Bashkëshortja e tenistit është shtruar në një klinikë private në Mallorca, shkruan Indeksonline.

Raportohet se mjekët e kanë këshilluar gruan e Nadal që të operoht në javën e 31-të të shtatëzanisë, duke mos dhënë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Superylli i tenisit dhe gruaja e tij ende nuk kanë komentuar mbi këtë çështje.

Nadal ndodhet aktualisht në New York, ku është në listën e pjesëmarrësve në nismën Tenis Plays for Peace të nisur nga Shoqata e Tenisit të Shteteve të Bashkuara (USTA) për të mbështetur Ukrainën në ditën e saj të Pavarësisë./Indeksonline/