Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz do të luajnë së bashku në Lojërat Olimpike

Dy tesnistët spanjoll, Rafael Nadal dhe Carlos Alcaraz do të luajnë së bashku në Lojërat Olimpike.
Fituesi më i mirë i të gjitha kohrave në ”Roland Garos”, Rafael Nadal dhe fituesi i këtij viti, Carlos Alcaraz, janë përfshirë në listën e tenistëve që do të udhëtojnë drejt Parisit, ku përveç se do të garojnë teke, ata do të jenë edhe partnerë në dyshe, shkruan IndeksOnline.
Spanja në Lojërat Olimpike do të përfaqësohet edhe me tenistët e tjerë, Alejandro Davidovich Fokina , Pablo Carreno-Busta dhe Marcel Granollers.
Ndërsa në kategorinë e femrave, për Spanjën do të garojnë Sara Sorribes dhe Cristina Bucsa./IndeksOnline/