75 Mall Live Search
10:23 / E Enjte, 16 Qershor 2022 / AR

Rafael Nadal po bëhet baba për herë të parë!

Gjithçka nisi si një thashetheme, por pas disa javësh revista “iHola” ka zbuluar se Rafael Nadal dhe gruaja e tij, janë në pritje të fëmijës së parë.

Dyshimet nisen në turneun ku Nadal ishte gati të fitonte titullin e Open French dhe Grand Slam, duke u bërë kampioni më i vjetër i historisë. Edhe pse Rafa bëri histori, të gjithë patën sytë nga bashkëshortja e tij, Mery, dhe ndryshimi i stilit, transmeton Indeksonline.

Ajo kishte veshur një fustan të gjerë duke konfirmuar thashethemet për pritjen e ëmbël.

Pastaj, Mery nuk vonoi dhe e zbuloi shtatzëninë ku u shfaq e veshur me rroba banje.

Tenisti dhe gruaja e tij kanë nisur pushimet në bregun verior të Majorkës me varkën e tyre, “Great White”./Indeksonline/