75 Mall Live Search
12:33 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rafet Prekazi sqaron “problemin”, Challandes – Kastrati të krijuar së fundmi

Rafet Prekazi ka folur për problemin që ka lindur mes Bernardh Challandes dhe Lirim Kastrati.

Prekazi ka thënë që asnjë lojtar problematik nuk ka vend në ekipin që ai e drejton.

Sipas tij nuk kas një problem mes Challandes dhe Kastratit, transmeton Indeksonline.

“Dua të ju bëj me dije që ne jemi vazhdimisht ne kontakt me selektorin Bernard Challandes dhe me futbollistët”.

“Mund të ju konfirmoj që nuk ka as edhe një problem të vetëm mes Challandesit dhe Lirim Kastratit dhe gjithashtu dua të ju bëj me dije që problematikët nuk kanë vend te Rafet Prekazi edhe po të jetë ylli më i madh botëror”.

“Personalisht si trajner edhe i këshilloj lojtarët që të zgjedhin për të luajtur më shumë me ekipet e të rinjëve se të mbeten pa minuta në ekipin A”.

“Megjithatë ne jemi në shërbim të ekipit A, pasi që është simbol i vendit. Ju e dini shumë mirë që 7-8 lojtarë janë pjesë e ekipit A që kanë dalë nga U21 dhe kjo na bën shumë krenare për punën tonë”, ka thënë Rafet Prekazi./Indeksonline/