15:46 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / mp

Rafuna merr pjesë në konferencën e Investimeve në Ballkanin Perëndimor në Hannover

Konferenca e Investimeve ka mbledhur investitorë evropianë, me synimin për të paraqitur mundësitë dhe përfitimet nga investimi në rajon. Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe  përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës të udhëhequr nga  Lulzim Rafuna, cili pati fjalimin kryesorë në hapje të këtij panairi.

Ndryshe, konferenca kërkon të shpërndajë informacion mbi kornizën e investimeve, duke  përfshirë përfitimet dhe mundësitë e të bërit biznes në rajonin e Ballkanin Perëndimor, por gjithashtu do të shfaqë shembuj të investimeve të suksesshme në rajon për të mirën e kompanive që konsiderojnë investime në rajon.