75 Mall Live Search
17:11 / E Martë, 27 Shkurt 2024 / MSH

Rafuna, pas shkarkimit të Bajqinovcit: VV tha se nuk bashkëpunon me PDK-në, tani me plan për “rrëmbimin” e pushtetit

Kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Pëllumb Bajqinovci, është shkarkuar sot nga kjo detyrë.

Në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur me të vetmen pikë të rendit të ditës, shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit, Bajqinovci u shkarkua me 33 vota pro, raporton Indeksonline.

Para se të votohej mbi këtë pikë, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, deklaroi përpara asamblistëve se një gjë e tillë po bëhet për t’u rrëmbyer pushteti.

Edhe kryeasamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Rafuna, pohoi një gjë të tillë.

“VV tha se nuk do të bashkëpunojë me PDK në Kryeqytet ndërsa sot me shkarkimin e Kryesuesit të Kuvendit dëshmuan të kundërtën me planin e tyre për ‘’rrëmbimin’ e pushtetit në Kryeqytet.

Plane dhe bashkëpunime të tilla tashmë të hapura nuk na ndalin në rrugën tonë drejt transformimit të Prishtinës” shkroi ajo në Facebook, pas shkarkimit të Bajqinovcit./Indeksonline/