Rafuna priti në takim delegacionin nga Ambasada e Tajlandës në Hungari, biseduan për fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike

Ditën e sotme, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Tajlandës në Hungari, Nipon Petchpornprapas, ku diskutuan për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë takimit, Kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi duke e vlerësuar si një mekanizëm të rëndësishëm në ngritjen e eksportit dhe kapaciteteve të kompanive vendore.
Z. Rafuna së bashku me z. Petchpornprapas u zotuan që të përforcojnë sa më shumë bashkëpunimin ekonomik përmes organizimit të konferencave ekonomike, forumeve të përbashkëta dhe takimeve B2B ndërmjet ndërmarrjeve të Kosovës dhe atyre nga Tajlanda, duke ndihmuar ndërmarrësit në krijimin e marrëdhënieve të reja afariste.
Gjithashtu bashkëbiseduesit u dakorduan që ky bashkëpunim ekonomik të finalizohet me marrëveshje të bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ambasadës së Tajlandës në Hungari, duke konsideruar si iniciativën tjetër të radhës për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes në vendin tonë.
