75 Mall Live Search
14:18 / E Premte, 05 Nëntor 2021 / B O

Ragip Durmishi, asambleisti më i votuar në Skënderaj

Ragip Durmishi është asambleisti më i votuar në Skënderaj. 4-shi i PDK-së ka marrë plot 637 vota në zgjedhjet e 17 tetorit.

Durmishi ka thënë se e konsideron si përgjegjësi të madhe përfaqësimin në Kuvendin Komunal të Skënderajit.

“Të nderuar qytetarë të Skenderajit ju falenderoj përzemërisht për besimin që më keni dhënë që unë të ju përfaqësoj në Kuvendin Komunal nga radhët e PDK-së.
Besimi që më keni dhënë me votën tuaj duke më renditur si kandidati më i votuar në Skenderaj, më ka bërë të ndihem i nderuar dhe shumë i respektuar nga ju, por në të njëjtën kohë përveq si nder dhe respekt, unë besimin tuaj e konsideroj përgjegjësi të madhe që të përfaqësoj zërin tuaj në Kuvendin Komunal.
Së bashku me Kryetarin z.Fadil Nura dhe me të gjithë ju, jemi të vendosur që të punojmë me përkushtim e profesionalizëm që të zhvillojmë projekte që do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe në këtë mënyrë Skenderajin ta bëjmë shembull të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqënies” shkruan Durmishi në njoftim.