Ragnick e merr ndihmës-trajner një emër të njohur!

Ralph Ragnick ka filluar ta bëj stafin e tij te Manchester United. Trajneri gjerman e ka marrë si ndihmës-trajner Chris Armas. Ish-reprezentuesi amerikan do të jetë në krah të Ragnick te United.

Si psikolog të skuadrës, Ragnick e ka sjellur Sascha Lense. Armas e Lense janë në pritje të vizave të punës dhe pritet të arrijnë gjatë javës te United.
Ish-mesfushori 46-vjeçar ka punuar më parë me Rangnick në Schalke dhe Red Bull Leipzig.

Armas, 49-vjeçari, ish-trajneri i New York Red Bulls dhe Toronto FC, ka aplikuar gjithashtu për vizë të punës. Ragnick ka kërkuar nga Armas që të sjellë tre rekrutë të ri me vete te United.

Armas u shkarkua nga detyra e trajnerit të Toronto FC në korrik, pasi humbën 7-1 nga DC United./Indeksonline/