Ragnick emërohet selektor i Austrisë, por te Man United…

Ralf Rangnick është emëruar përzgjedhës i Përfaqësueses së Austrisë. Lajmi është konfirmuar të premten në uebfaqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Austrisë.
Pavarësisht këtij vendimi, trajneri austriak do të mbetet këshilltar te Manchester Unitedi.
Rangnick ka firmosur kontratë dyvjeçare me federatën austriake, por nëse Austria kualifikohet për Evropianin e vitit 2024, atëherë kontrata e tij do të zgjatet automatikisht edhe për dy vite tjera, deri në Kampionatin Botëror të vitit 2026./Indeksonline/