75 Mall Live Search
18:12 / E Hënë, 12 Korrik 2021 / OSH

Raheem Sterling, lojtari me më së shumti driblime në Evropian

Italia mbrëmë fitoi Kampionatin Evropiani pasi në finale mposhti Anglinë pas ekzekutimit të penaltive.

 UEFA sot ka publikuar listën e futbollistëve me më së shumti driblime në Evropian, transmeton Indeksonline.

Lojtari me më së shumti driblime është futbollisti anglez, Raheem Sterling. Ai kompletoi 34 driblime gjatë tërë Evropianit.

Pas tij vjen lojtari i Danimarkës, Martin Braithwaite dhe ai i Francës, Kylian Mbappe. Te dytë kanë nga 26 driblime.

Në pozitën e katërt është danezi, Joakim Maehle me 25 driblime dhe top 5shen e mbyllë italiani, Federico Chiesa me 24 driblime./Indeksonline/

Image