75 Mall Live Search
20:23 / E Enjte, 27 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Raheem Sterling: Vajza ime më ngacmon duke më kënduar këngë që i janë kushtuar Salah

Ylli i Manchester City ka treguar që vajza e tij i përngjanë mjaftë shumë personalitetit të tij mirëpo po ashtu ai ka treguar se vajza e tij e ngacmon atë.

‘Ajo pëlqen të këndojë këngët e Mo Salahut. Ajo e di rivalitetin në mes Liverpoolit dhe ekipit ku luaj, kështu që ajo gjithmonë i këndon këngët e tyre dhe përpiqet të më ndezë’, ka thënë Raheem Sterling.

Skuadra në të cilën luan futbollisti, Manchester City aktualisht është në vendin e dytë në rënditjen tabelare të premier ligës me 57 pikë kurse Liverpooli në vendin e parë me 79 pikë./IndeksOnline/.