Raheem Sterling zyrtarisht në Chelsea

Chelsea ka konfirmuar transferimin e anësorit të derimëtanishëm të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
27-vjeçari ishte një objektiv primar për Chelsean këtë verë.
Chelsea ka paguar 56.18 milionë euro për të nënshkruar me Sterlingun, i cili kishte një vit të mbetur në kontratën e tij me Cityn.
Sterling ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me Chelsea, deri në verën e vitit 2027, megjithëse marrëveshja përfshin gjithashtu opsionin e një viti shtesë.
Raportet sugjerojnë se Sterling do të fitojë më shumë se 300,000 euro në javë, raporton Goal.