Rahovec, tre persona me maska kundër koronavirusit sulmojnë një punëtor të fabrikës së xhamave

Në mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00, një person fshatin Radostë të Rahovecit është sulmuar nga tre persona të panjohur që ishin të maskuar me maska kundër koronavirusit.
Indeksonline kontaktoi Zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkajn, i cili dha detaje për këtë rast.
“Sot rreth orës 10:00 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal te Gjakovës një person dhe I njëjti sipas mjeku ka lëndime të rënda trupore(Frakturë) ne këmben e djathtë. Sipas informatës dyshohet se viktima e lartcekur deri sa ishte duke punuar në afërsi të fabrikës së xhamave ‘Lami Glass’ në fshatin Radostë, personi është sulmuar nga tre persona te dyshuar të cilët sipas viktimës ishin me kapela dhe maska te Covidit të maskuar dhe të panjohur”
“Patrulla policore SP- Rahovec, se bashku me njësitin e hetimeve kane dale ne vendngjarje të cilët janë duke u marr me rastin”, u shprehë ai./Indeksonline/